75 Mall Live Search
17:08 / E Premte, 17 Mars 2023 / MSH

Nesër fillon pastrimi i rrugëve të Prishtinës

Aktivitetet e pranverës të Prishtina Parking kanë filluar.

Sot ndërmarrja “Prishtina Parking” ka njoftuar banorët e disa rrugëve në Bregun e Diellit lidhur me aktivitetin për pastrimin e parkingjeve, rrugëve dhe trotuareve.

Këto aktivitete janë paralajmëruar edhe më herët nga përfaqësues të kësaj ndërmarrjeje dhe pritet të përcjellen edhe me investime në lagje, duke filluar nga sinjalistika horizontale dhe vertikale, por edhe masat mbrojtëse për trotuarët si dhe zonat e gjelbëra.

Sipas njoftimit, oraret e pastrimit janë si në vijim:

Rruga “Elez Geci” dhe “Qazim Bobaj” nga ora 09:00 deri më 12:00

Rruga “Fadil Ferati” nga ora 13:00 deri më 14:30

Rruga “2 Nëntori” dhe “Armend Daci” nga ora 14:30 deri në 16:00

Rruga “Ali Sokoli” nga ora 16:00 deri në 17:00

Gjithashtu, Prishtina Parking ka kërkuar nga banorët që maksimalisht gjatë këtyre orëve të largohen maksimalisht automjetet nga qytetarët me qëllim që të mos ketë ndonjë dëm eventual.