75 Mall Live Search
15:44 / E Enjte, 07 Mars 2019 / indeksADMonline

Nesër fillon shitja e biletave për ndeshjët e Kosovës, zbulohen çmimet

Në një konferencë të dhënë për shtyp, zv.sekretari i FFK-së, Arianit Ahmeti, ka bërë të ditur se që nga nesër do të fillojë shitja e biletave për ndeshjet e ardhshme të Kosovës.

Ahmeti ka thënë se biletat do të shiten përmes sistemit online dhe se shpreson që kësaj radhe të mos ketë mbingarkesë, pasiqë herën e fundit shkaktuan rënie të sistemit.

“Biletat do të dalin nesër në shitje. Ato kanë pësuar pak rritje. Në veri dhe në jug janë pesë euro. Në perëndim, pjesa e poshtme është 15 euro, ndërsa sipër 20 euro. \Zona VIP është 80 euro. Ndërsa, biletat në lindje do të kushtojnë të gjitha 15 euro, edhe pjesa në mes lindjes dhe veriut janë 10 euro” ka thënë Ahmeti.

Kosova këtë muaj do të zhvilloj dy ndeshje. Fillimisht me Danimarkën më 21 mars e pastaj me Bullgarinë më 25 mars. Që të dyja do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”. /IndeksOnline/