15:00 / E Diele, 09 Gusht 2020 / indeksADMonline

Nesër fillon transmetimin Kanal 10

Nga nesër, ditë e hënë, fillon transmetimin Kanal 10.

Nga Mëngjesi me Arbenin Ahmetin, LIVE-i me Naim Sadikun, Lajmet me Fitore Ajetin, Prime Time me Xhemajl Rexhën, Kampionët me Fortesa Oranën e Bujar Mehmetin, dhe të tjera programe të reja, Kanal 10 do të jetë ekrani juaj i ri i preferuar.

Kanal 10 do të jetë në vend të Rrokum TV, dhe do të ofrojë  program 24 orësh duke përfshirë të gjitha fushat që janë në inteters të shikuesit.

Njoftimi i plotë:

KANAL 10 NIS TRANSMETIMET TË HËNËN

10 gushti i vitit 2020 shënon një tjetër moment të rëndësishëm në skenën mediale të vendit. Në një afat rekord të përgatitjeve, nga e hëna (nesër) në orën 7:00 të mëngjesit fillon me transmetim Kanal 10 që është transformim i Rrokum TV.

Kanal10 është rezultat i përpjekjes së gazetarëve për të ndërtuar media alternative duke dhënë shembull unik në hapësirat ku jetojnë shqiptarët. Televizioni do të ofrojë program 24 orësh duke përfshirë të gjitha fushat që janë në inteters të shikuesit.

Nga Mëngjesi me Arbenin Ahmetin, LIVE-i me Naim Sadikun, Lajmet me Fitore Ajetin, Prime Time me Xhemajl Rexhën, Kampionët me Fortesa Oranën e Bujar Mehmetin, dhe të tjera programe të reja, Kanal 10 do të jetë ekrani juaj i ri i preferuar.

Nga e hëna në ora 07:00 të mëngjesit Kanal 10 do t’iu paraqitet shikuesve në të gjitha platformat televizive në vend të Rrokum TV, ndërsa në transmetim do të jetë edhe përmes të gjitha platformave online.

Mezi presim t’ju takojmë ?