14:59 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / B O

Nesër fillon votimi për Oscars 2022, Yllka Gashi ka një kërkesë për të gjithë

Kosova për herë të parë ka gjasa për të fituar një nominim në garën e famshme filmike, Oscars.

Yllka Gashi ka bërë një lutje publike për të gjithë, një ditë para fillimit të votimeve nga Akademia Amerikane.

“Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.
Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim.
Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale.
Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022″ shkruan Yllka Gashi në lutjen e saj./Indeksonline/