20:51 / E Diele, 30 Korrik 2023 / LB

Nesër hapet Marketi i Ndërtimit, organizim i veçantë ku qytetarët mund të blejnë banesa e produkte tjera të ndërtimit me super zbritje

Marketi i Ndërtimit është një risi për tregun e Kosovës, ku bashkohen kompanitë më prestigjioze të ndërtimit dhe jo vetëm. Qytetarët që do ta vizitojnë këtë panair do të kenë mundësi të përfitojnë çmime që as që do të mund t’i kishin imagjinuar.

Pritjet e organizatorëve janë që në këtë panair të marrin pjesë mijëra veta, e ku synohet të arrihen marrëveshje të shumta të shitblerjes mes kompanive më prestigjioze të ndërtimit dhe qytetarëve që marrin pjesë në këtë panair. Panairi më i madh e unik i mbajtur ndonjëhere, hap dyert më 31 korrik në ora 11:00 dhe do të mbahet për tri ditë radhazi në sallën 1 Tetori në Prishtinë.

Marketi i Ndërtimit mbahet në ditët kur edhe qindra mijëra mërgimtarë janë kthyer në vendlindje për pushime verore.

Duhet cekur që për herë të parë në Republikën e Kosovës, Ekipi A Managment, i krijuar dhe i përbërë nga ekspertë dhe të diplomuar në universitete prestigjioze amerikane, po sjell brendin ndërkombëtar të MARKETIT të shitblerjes së banesave, shtëpive dhe produkteve tjera, me zbritje promovuese aq të mëdha, e cila nuk ka ndodhur deri më tani në Kosovë. “BANESA, SHTËPI, ARKITEKTURË, NDËRTIM, MOBILIERI, ARTIKUJ BETONI, BANKA, SANITARI, SHËNDETËSI E PUNËS, FASADA, DYER E DRITARE, PRODHIME TË TARRACAVE, ELEKTRIK, PLLAKA E PARKET, NGJYRA, ASHENSORË, PRODHIME METALIKE, NDRIÇIM”, janë disa nga artikutj që do të jenë pjesë e këtij Marketi.