75 Mall Live Search
20:22 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nesër hapet për vizitorë ish- Burgu i Prishtinës

Për nder të 21 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në ora 10:00 do të hap për vizitorë ish- Burgun e Prishtinës.

Ai ndodhet në Rr. Luan Haradinaj, përkrah Stacionit të Policisë Qendra, në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Ish-burgu do të shndërrohet në muze në të ardhmen. Në hapjen e “Strehës së kujtimeve, Burgut të përndjekjes” për vizitorë, do të marrë pjesë edhe Ministrja Vlora Dumoshi.