75 Mall Live Search
23:44 / E Premte, 11 Prill 2025 / MSH

Nesër hapet pika e përbashkët kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se nesër do të ketë ngadalësim të qarkullimit në pikën kufitare Hani i Elezit – Bllacë.

Bëhet e ditur se kjo do të ndodhë për shkak të përurimit që nesër do të bëhet në këtë pikë, shkruan IndeksOnline.

Përurimin do ta bëjë qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës dhe qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, teksa ky pikëkalim do të shërbejë si pikë kufitare e përbashkët.

“Me këtë rast, njoftohen të gjithë qytetarët që planifikojnë të shfrytëzojnë këtë pikë kufitare, se nga ora 10:00 deri në ora 12:00, do të ketë ngadalësim të qarkullimit”, thuhet në njoftim.