Nesër hidhet shorti për raundin e tretë të kualifikimeve për Conference League

Nesër do të hidhet shorti për raundin e tretë të kualifikimeve për Conference League.
Disa skuadra shqiptare janë ende në garë për kualifikimin e mundshëm në Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Drita, Ballkani, Tirana, Laçi, Vllaznia dhe Shkëndija janë skuadrat shqiptare që garojnë në raundin e dytë kualifikues për Conference League.
Në rast se kalojnë kundërshtarët e këtij raundi, atëherë ekipet shqiptare do të jenë shumë afër grupeve të Conference League.
Nesër nga ora 14:00 do të hidhet shorti për të mësuar kundërshtarët e raundit të tretë.