17:47 / E Hënë, 14 Dhjetor 2020 / Blerim

Nesër jepet shfaqja muzikore “Zgjimi i Pranverës”

Me 15 dhjetor, 2020 në ora 16:30 Teatri Kombëtar i Kosovës në bashkëpunim me Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet prezanton shfaqjen muzikore “Zgjimi i Pranverës” në Prishtinë nga autori Frank Wedekind me regji dhe adaptim të regjisores Zana Hoxha.

Për regjisoren e shfaqjes Zana Hoxha kryevepra e autorit Frank Wedekind “Zgjimi i Pranverës” ishte një thirrje artistike, dëshirë e nevojë për ta sjell atë në Kosovë, tutje duke e adaptuar atë në Kosovën e viteve të 90ta.

Nevoja e të rinjëve për të kuptuar dhe për tu kuptuar ka qenë dhe vazhdon të jetë sfidë, sidomos historia që i ka përcjellë të rinjët tanë në vitet e 90ta, kohë protestash e rezistence, kohë kur liria kolektive dhe personale ishte e kufizuar nga regjimi politik i Millosheviqit dhe patriarkati mirëpo solidariteti mbante gjallë frymën e rezistencës kolektive.