Nesër jipet lajmi i hidhur për Agueron

Ndeshja ndaj Alaves me 30 tetor të këtij viti po del të jetë e fundit në karrierë për Kun Agueron. Ylli argjentinas nesër pritet të njoftojë tërheqjen nga futbolli. Lajmi jipet nga “Radio Marca”.
Aguero thuhet se do të dal publikisht nesër për të kumtuar lajmin e pensionimit nga futbolli pas problemeve në zemër.
Ndaj Alaves, Aguero u detyrua të lë sfidën, për të marrë më pas njoftimin mjekësor për problemet me aritmi të zemrës.
Aguero u transferua te Barcelona këtë verë dhe menjëherë u përball me lëndim muskulore.
Në La Liga, ai ka luajtur katër ndeshje duke shënuar një gol kundër Real Madridit në Camp Nou.
Në total, Aguero ka luajtur vetëm 165 minuta me fanelën e Barcelonës./Indeksonline/