75 Mall Live Search
22:05 / E Enjte, 28 Mars 2024 / L K

Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar

Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III për vitet 2021-2027.

Sipas njoftimit, marrëveshja do të nënshkruhet nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane e Malit të Zi, Maida Gorqeviç.

“Pas nënshkrimit, palët do të mbajnë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e qeverisë.