75 Mall Live Search
16:30 / E Mërkurë, 27 Maj 2020 / indeksADMonline

Nesër Kosovën e vizitojnë dy ministra austriak, rregulla specifike për gazetarët që përcjellin konferencën

Për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë me COVID-19, në Kosovë do të zbarkojë një delegacion austriak i përbërë nga dy ministra të cilët në ambientet e aeroportit të Prishtinës do të takohen me ministrin në detyrë Glauk Konjufcën dhe Blerim Rekën.

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Austrisë, Alexander Schallenberg bashkë me një delegacion austriak do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.

Lajmin e kanë konfirmuar përmes një komunikate për media nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministri austriak do të pritet nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Takimi do të mbahet në orën 15 e 45 minuta në hapësirat VIP të terminalit të  Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe Ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler dhe ministri në detyrë për Integrime Evropiane i Kosovës, Blerim Reka.

Konferenca e përbashkët për media do të mbahet në të njëjtin vend, në Aeroport, në orën 17:00.

Gjithashtu janë dhënë rregulla specifike për gazetarët të cilët dëshirojnë të ndjekin ngjarjen.

Derisa nuk është specifikuar arsyeja e vizitës së delegacionit austriak në vend.