75 Mall Live Search
12:08 / E Mërkurë, 08 Mars 2023 / LB

Nesër KQZ vendos përfundimisht për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë nesër për çështjen e regjistrimit të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit.

Institucioni që administron zgjedhjet në Shqipëri ka njoftuar rendin e ditës së mbledhjes së të enjtes ku mes disa partive të tjera është edhe ajo e Partisë Demokratike.

Siç dihet, kërkesë për regjistrim në zgjedhje kanë bërë të dyja grupimet në selinë blu. Të parët dorëzuan dokumentacionin pjesa që drejtohet nga Sali Berisha mbrëmjen e së dielës.

Të hënën bënë kërkesë për regjistrim edhe pala që njeh Enkelejd Alibeajn me një autorizim të firmosur nga kryetari i dorëhequr, Lulzim Basha.