75 Mall Live Search
20:55 / E Martë, 21 Prill 2020 / indeksADMonline

Nesër kthehen 12 shtetas nga Çekia e Polonia, Abdixhiku: Mirë se vini në shtëpi

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se nesër do të kthehen edhe 12 shtetas nga Çekia e Polonia, shkruan IndeksOnline.

Ai ka thënë se shumica e të kthyerve sonte ishin në trajtim shërues jashtë vendit

“Dje kthyem 76 qytetarë nga Zvicra. Në këto orë sapo i kthyem edhe 120 të tjerë nga Turqia. Nesër i kthejmë edhe 12 shtetas nga Çekia e Polonia.

Shumica e të kthyerve sonte ishin në trajtim shërues jashtë vendit. Gjendja e tyre shëndetësore ishte alarm për gjithkë. Kthimi, ndërsa, është lehtësim i madh për të gjithë ne. Mirë se vini në shtëpi”, ka thënë ai./IndeksOnline/