Nësër Kuvendi mban seancë plenare
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se nesër, duke filluar nga ora 10 do të mbajë seancën plenare.
Përmes një komunikate dërguar për media, bëhet e ditur se në rendin e ditës do të jenë këto pesë pika:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e komisioneve parlamentare,
5. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të LDK-së, për ta informuar Kuvendin mbi akuzat publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo./AktivPress