75 Mall Live Search
15:48 / E Martë, 21 Nëntor 2023 / S Z

Nesër lansohet një pako e re për subvencione për pajisje efiçiente për ngrohje

Ministria e Ekonomisë,  nesër do të lansoj subvencionin për pajisje efiçiente për ngrohje,  në mbështetje të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme financuar nga Bashkimi Evropian (BE).

Ngjarja do të zhvillohet si një takim i hapur me biznese,  ku  ministrja e Ekonomisë  Artane Rizvanolli, do t’i informojë të pranishmit rreth hapjes së thirrjes së bashku me ekipin që kanë punuar në këto masa. 

Ndryshe në këtë ngjarje do të flasin kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli dhe  Alessandro Bianciardi nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë./Indeksonline/