75 Mall Live Search
16:55 / E Martë, 13 Dhjetor 2022 / L K

Nesër lansohet Plani i Veprimit për Kuvend të Hapur 2023-2026

Nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare, të mërkurën, më 14 dhjetor 2022, në orën 14:00, në sallën 506, organizohet konferenca vjetore me organizata të shoqërisë civile dhe media, në të cilën gjithashtu do të bëhet edhe lansimi i Planit të Veprimit për Kuvend të Hapur 2023 – 2026.

Në këtë konferencë nga një fjalë rasti do të mbajnë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, Drejtorja e Lartë e NDI-së në Kosovë, Nancy Soderberg, si dhe U.D. Udhëheqësja për rajonin e Amerikës Jugore dhe Këshilltare e Lartë Parlamentare në OGP, Rosario Paveze. 

Më pas, do të zhvillohen diskutime me anëtarët e panelit.

Konferenca do të moderohet nga kryetarja e Forumit për Transparencë Parlamentare, deputetja Arbëreshë Kryeziu Hyseni.

Agjenda:

14:00 – 14:05  Mirëseardhje

·        Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Kryetare e Forumit për Transparencë Parlamentare

14:05 – 14:30  Fjala hyrëse:

·        Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

·        Nancy Soderberg, Drejtore e Lartë e NDI-së në Kosovë

·        Rosario Paveze, U.D. Udhëheqëse për rajonin e Amerikës Jugore dhe Këshilltare e Lartë Parlamentare në OGP

14:30 – 15:30  Panel Diskutimi – “Sfidat e hapjes parlamentare – bashkëpunimi ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe OShC-ve e mediave në zbatimin e masave të Planit të Veprimit për vitin 2023”

Moderatore: Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Kryetare e Forumit për Transparencë Parlamentare

·        Blerta Deliu Kodra, Deputete dhe anëtare e Forumit për Transparencë Parlamentare

·        Ismet Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës,

·        Albert Krasniqi, Menaxher i Programeve në Demokraci Plus (D+)

·        Fidan Kalaja, Udhëheqës i Komitetit Nacional Koordinues për Hartimin e Planit Nacional të Veprimit në kuadër të OGP-së

·        Blerta Thaçi, Drejtore e Open Data Kosova

·        Xhemajl Rexha, Kryetar i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

15:30 – 15:35Përmbyllja

·        Arbëreshë Kryeziu Hyseni, Kryetare e Forumit për Transparencë Parlamentare.