75 Mall Live Search
21:17 / E Martë, 29 Qershor 2021 / AR

Nesër LDK në konferencë për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti

ldk

Nesër Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media.

Nga LDK-ja kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 11:00, ku do të flasin për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti II.

Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

“Nesër (e mërkurë), më datë 30 qershor 2021, në orën 11:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Tema: 100 ditëshi i Qeverisë.  Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së”, thuhet në njoftim./Indeksonline/