Nesër luajnë ndeshjen e play-offit, trajneri Beqiri: Samsunspori është ndër rivalët më të fortë!
Trajneri i Shkëndijes së Tetovës, Jeton Beqiri u paraqit në konferencë për media para ndeshjes ndaj Samsunsporit në UEFA Conference League.
Beqiri tha se skuadra e tij është e gatshme edhe pse do të përballet me një kudnërshtar të fortë, shkruan Indeksonline
“Mendoj që ekipi i Samsunsporit është një nga skuadrat më të mirat që ne jemi përballur deri më tani. Nuk mendoj se është skuadra më cilësore, pasi mendoj dy skuadra tjera janë më të cilësore se Samsunspori, por për çështje korrektise nuk do të përmendi emrat e tyre. Ne jemi duke analizuar edhe lojën e trajnerit me skuadrat tjera dhe do të mundohemi që ekipi jonë pikë së pari duhet të shikojë situatën tonë, të shohim që ne të paraqitemi mirë, ku realisht në minutat e para duhet të jemi shumë të kujdesshëm, duhet të luftojmë në çdo pjesë të fushës.
“Normalisht edhe të luajmë, ta shijojmë dhe në momente të veçanta të jemi ofanziv, të jemi të rrezikshëm. Ne jemi këtu për atë shkak se nuk kemi respektuar disa skuadra që gjithashtu kanë qenë shumë cilësore dhe të shtrenjta në letër”, u shpreh trajneri i klubit shqiptar
Nesër nga ora 21:00, Shkëndija luan ndaj Samsunsporit në Shkup, e vlefshme për play-offin e UEFA Conference League./Indeksonline/

