75 Mall Live Search
23:35 / E Premte, 28 Gusht 2020 / indeksADMonline

Kryetari iu shkruan maturantëve në një nga netët më të gjata për ta: Nuk ishte viti juaj, por mos e humbisni shpresën

Nesër në mbarë vendin do të mbahet Testi i Maturës, me fillim nga ora 10:00, shkruan IndeksOnline.

E për këtë kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, iu ka uruar suksese të gjithë maturantëve,  të cilët nuk patën vit të lehtë në mësime, shkaku i situatës me pandeminë Covid-19.

“E di, këtë vit nuk eci mbarë shumëçka nga shkaku i pandemisë, mirëpo kurrë mos e humbni shpresën se jeta më tutje nuk do t’iu befasoj me momente të lumtura.

Po ju shkruaj sonte mbase edhe vonë, mirëpo e di se gjumi sonte ka distancë të largët.

Megjithate ju uroj nga ❤️ suksese në test nesër dhe me gjithë të mirat ju përcjelltë fati më tutje gjatë jetës”, ka shkruar Muharremaj.

Statusi i plotë i tij: