11:44 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Nesër mbahet debati publik në Podujevë, për dialogun Kosovë-Serbi

“Demokracia Fillon Këtu” së bashku me KDI dhe deputetët e Parlamentit të Kosovës ka organizuar një tryezë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi në Podujevë, që do mbahet ditën e nesërme, më 19 dhjetor.

Me këtë rast, ata kanë ftuar gjithë banorët e kësaj komune që të marrin pjesë në këtë debat me temën “E ardhmja e dialogut Kosovë-Serbi: Këndvështrimi i qytetarëve të Podujevës”, transmeton Indeksonline.

Debati publik do të bëhet në “Hotel Besiana” nga ora 11 deri në 12:00./Indeksonline/