75 Mall Live Search
10:51 / E Hënë, 10 Nëntor 2025 / P M

Nesër mbahet forumi i EULEX-it dhe policisë për rolin e grave në paqe dhe siguri

Në përkujtim të 25-vjetorit të adoptimit të Rezolutës 1325 e Këshillit të Sigurimit të OKB‑së mbi “Gratë, paqen dhe sigurinë”, në bashkëpunim me Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës, organizohet një forum diskutimi me temën: “Nga rezoluta në veprim: 25 vjet nga kur gratë transformojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë”.

Në forum pritet të marrin pjesë personalitete të larta: Vjosa Osmani‑Sadriu, presidente e Kosovës; Giovanni Pietro Barbano, shefi i misionit EULEX; Gazmend Hoxha, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës; dhe Ismail Dibrani, drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Forumi synon reflektim mbi arritjet dhe sfidat e deritashme në zbatimin e agjendës për gratë në fushën e paqes dhe sigurisë, si edhe të japë hapësirë për dëgjimin e zërave të grave active në sektorin e sigurisë në Kosovë. Patjetër, ndodh kjo edhe në kuadër të përpjekjeve për të avancuar strategjitë e ardhshme drejt përfshirjes së grave në masë më të madhe në proceset vendimmarrëse që lidhen me sigurinë.