Nesër mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, me kryetarët e partive parlamentare

Nesër do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, me kryetarët e partive parlamentare
Në një njoftim nga Kuvendi i Kosovës, mbledhja do të mbahet nga ora 9:00.
Pikë e rendit të ditës është përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Ndryshe, sot u.d. presidentja Vjosa Osmani, ka caktuar seancën konstituive të Legjislaturës së VIII të Kuvendit të Kosovës më 22 mars.
Seanca do të mbahet në ora 10:00, ndërsa është thënë se përgatitjet për mbajtjen do të kryhen konform procedurave në fuqi.