08:39 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Nesër mbahet seanca e jashtëzakonshme për korrigjimin e kufijve  

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që nesër të mbaj seancën e jashtëzakonshme në orën 10:00, ashtu siç edhe ka bërë kërkesë opozita për debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pas mbajtjes së Mbledhjes së Kryesisë në një deklaratë para mediave nuk ka dashur të bëjë komente tjera duke thënë se komentet politike do i bëjnë gjatë seancës së nesërme, raporton Indeksonline.

“Proceduralisht kemi vepruar në bazë të kërkesës së deputetëve, do ta kemi seancën e jashtëzakonshme nesër me një pikë të rendit të ditës. Komentet politike do t’i themi nesër”, ka thënë ai.

Ai ka shfrytëzuar këtë rast që t’i urojë edhe nxënësit e mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

“Uroj fillimin e vitit të ri shkollor. Mësimdhënësit që janë duke bërë një punë të jashtëzakonshëm i urojmë një vit të suksesshëm, ndërsa fëmijëve i urojmë shëndet, fat edhe sukses në mësimet e tyre.

Proceduralisht kemi vepruar në bazë të kërkesës së deputetëve

Do ta kemi seancën e jashtëzakonshme nesër me një pikë të rendit të ditës.

Komentet politike do t’i themi nesër./Indeksonline/