Nesër mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit
Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit të akuzuar për spiunazh.
Herën e fundit seanca u shty për shkak të deklarimit të të akuzuarit Bedri Shabani për gjendjet e tij shëndetësore.
“Nuk jam në gjendje për ta vazhduar seancën. Nuk jam në gjendje të mirë… Kam marrë terapi, mirëpo nuk jam i gatshëm që të mbahet seanca.”- kishte deklaruar i akuzuari Bedri Shabani.
Të akuzuar Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi nuk e kanë pranuar fajësinë për veprën penale të spiunazhit gjatë seancës fillestare të mbajtur më 17.03.2025, në Gjykatën e Prishtinës.
Qerimi e kishte pranuar fajësinë për veprën penale “armëmbajtje pa leje”./Indeksonline/

