75 Mall Live Search
19:08 / E Mërkurë, 19 Shkurt 2025 / Z S

Nesër mbahet seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së dy vëllezërve Islamaj në Madanaj të Gjakovës

Gjatë ditës së nesërme në objektin e Gjykatës Themelore të Gjakovës do të mbahet seanca gjyqësore në rastin e vrasjes së dy vëllezërve Islamaj në Madanaj të Gjakovës.

Lidhur me këtë rast kishte raportuar edhe Indeksonline.

I dyshuari për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë është Gjergj Gjokaj.Ai kishte privuar nga jeta Haxhi dhe Blerim Islamajn në fshatin Madanaj të Gjakovës.

Një kontest pronësor dyshohet të ketë qenë arsyeja e nisjes së sherrit mes dy palëve./Indeksonline/