75 Mall Live Search
17:23 / E Hënë, 01 Shtator 2025 / Z S

Nesër mbahet seanca gjyqësore për hedhjen e gazit lotsjellës ndaj Haxhiut dhe të tjerëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë gjatë ditës së nesërme pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj Albulena Haxhiut, Donika Kadaj-Bujupit, Pal Lekaj dhe Besa Baftiut për hedhjen e gazit lotsjellës.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 prill 2016, Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës.

Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombolë e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.

Për këto veprime, katër të akuzuarit thuhet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Seanca e kaluar u shty në mungesë të të akuzuarve që ishin deputetë në kohën e ngjarjes, Donika Kadaj, Pal Lekaj dhe Besa Baftiu./Indeksonline/