75 Mall Live Search
13:58 / E Martë, 15 Korrik 2025 / H F

Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit, dëshmon nëna e tij

Nesër (e mërkurë) në ora 13:30, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, mbahet seanca gjyqësore lidhur me vrasjen e 26-vjeçarit Auron Thaqi, i cili humbi jetën një vit më parë si pasojë e një therjeje me thikë.

Këtë herë do të dëshmojë nëna e Auronit, Esmarije Gashi, transmeton IndeksOnline.

Auroni u plagos rëndë në Prizren dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagëve. Dyshohet se pas sulmit ai është hedhur nga një veturë në lëvizje.

Për këtë rast, janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim dy persona: Enes Ay dhe Hajrullah Brcani.

Enes Ay po hetohet për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, e cila ka rezultuar me vdekjen e Auron Thaqit. Ndërsa Hajrullah Brcani po mbahet për veprat penale “Mosdhënia e ndihmës” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre”.

Ngjarja kishte tronditur opinionin publik për shkak të rrethanave të rënda dhe dyshimeve për përfshirjen e personave që njiheshin nga afër me viktimën. Një vit pas tragjedisë, familja e Auronit vazhdon të kërkojë drejtësi, ndërsa rasti do të shqyrtohet nesër në gjykatë./IndeksOnline/