20:10 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nesër mbahet tubimi ku dega e AKR-së në Mitrovicë ‘shkrihet’ në LVV

Agim Bahtiri së bashku me degën e AKR-së në Mitrovicë do të kalojnë në Lëvizjen Vetëvendosje.

Mbrëmë u zyrtarizua kalimi i degës së AKR në Mitrovicës në LVV, shkruan Indeksonline.

Për Indeksonline, Bahtiri e konfirmoi se nesër në ora 16:00 do të mbahet tubimi ku do të ndodh kalimi në Lëvizjen Vetëvendosje.

Përveç Bahtirit, LVV pritet t’i bashkohen edhe 600 aktivistë të AKR-së në Mitrovicë./Indeksonline/