75 Mall Live Search
16:09 / E Mërkurë, 23 Janar 2019 / indeksADMonline

Nesër mbi Tiranë fluturojnë avionë luftarak të NATO-s

Nesër mbi Tiranë do të fluturojnë avionë luftarakë të NATO-s dhe avionë të mëdhenj kontrolli.

Rreth orës 11:00 është menduar që avionët të shfaqen në hapësirën e Shqipërisë me zhurmën e tyre të fortë. Misioni ajror paraprin vizitës zyrtare në Shqipëri të Komandantit të forcës ajrore të NATO-s, gjeneralit ëolters.

Ai mbërrin në Shqipëri për ceremoninë e fillimit të punës në bazën ajrore të Kuçovës, e cila do të jetë një bazë ushtarake e NATO-s. Aleanca do te investoje atje rreth 50 milionë dollarë.