75 Mall Live Search
18:43 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Nesër mblidhet kabineti i qeverisë Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka ftuar për nesër mbledhjen e radhës të kabinetit qeveritar, raporton IndeksOnline.

Ftesa u ka shkruar ministrave në detyrë ndërsa pikë e rendit të ditës janë disa tema ku pritet të ndahen edhe mjete.

Haradinaj, në mungesë të formimit të qeverisë së re, po i fton mbledhjet e ekzekutivit ani pse ai para gjashtë muajve kishte ofruar dorëheqjen nga pozita e kryeministrit./IndeksOnline/