75 Mall Live Search
14:43 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Nesër mblidhet Këshilli i përgjithshëm i LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate shtypi ka njoftuar se nesër, do të mbajë mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm.

Në komunikatë thuhet se do të diskutohen rezultatet e kësaj partie në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale si edhe do të zgjidhet Kryesia e re e LDK-së.

“Nesër (e premte), më datë 23 gusht 2019, në orën 17:30, në Selinë e LDK-së, mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Deputetët e LDK-së në seancën e sotme për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro.