75 Mall Live Search
18:11 / E Hënë, 21 Mars 2022 / AR

Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë në Serbi, pritet një vendim për zgjedhjet e 3 prillit në Kosovë

Drejtori i të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq është deklarurar rreth zgjedhjeve serbe, që do të mbahen më 3 prill.

Ai thotë se gjithçka që thonë politikanët nga Prishtina për mbajtjen e zgjedhjeve më 3 prill në Kosovë është gënjeshtër, transmeton Indeksonline.

Gjithçka që thonë politikanët nga Prishtina me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë më 3 prill është gënjeshtra më e zakonshme. Është e qartë se Prishtina dhe Albin Kurti duan t’i pengojnë serbët të votojnë në Kosovë më 3 prill dhe qëllimi i tyre i vetëm real është që të përpiqen ta detyrojnë Serbinë të njohë të ashtuquajturën. Kosova. Prandaj është koha që Kurti të pushojë së hutuari gjithë opinionin dhe ndërkombëtarët për gjoja vullnetin e tij të mirë për mbajtjen e zgjedhjeve, sepse askush nuk beson më në lojërat dhe gënjeshtrat e tij“, thotë ai.

Petkoviq tutje tregon se nesër do të mblidhet Këshilli i Sigurisë në Serbi, ku pritet një vendim për zgjedhjet e 3 prillit në Kosovë.

Beogradi gjithmonë vepron me përgjegjësi, në mënyrë që serbët në Kosovë të mbrojnë të drejtën e tyre themelore njerëzore – të drejtën e votës, por në Prishtinë në asnjë moment nuk ka pasur një bashkëbisedues të arsyeshëm.
Qëndrimi zyrtar i Republikës së Serbisë dhe organeve të saj shtetërore lidhur me situatën e re do të shpallet nesër pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kur do të vendosen hapat dhe vendimet e radhës kyçe dhe vendimtare të shtetit të Serbisë.

Beogradi zyrtar pret që vendet e Kuintes të vendosin qartë dhe pa mëdyshje për shantazhin dhe sabotimin e Prishtinës, si dhe për shkeljen e të drejtave themelore, civile dhe demokratike të serbëve nga Kosova“, njofton Petkoviq./Indeksonline/