Nesër mblidhet komisioni për Punë të Jashtme, e ftuar edhe Ministrja Gërvalla (dokument)

Nën drejtimin e kryetares Arbëreshe Kryeziu Hyseni, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të mbajë mbledhjen e radhës, nesër duke filluar prej orës 8:30.
E ftuar është edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla,përcjell IndeksOnline.
Ky është rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 7 nëntor 2023;
3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-260 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2024, lidhur me fushën në fushëveprim të Komisionit;
• E ftuar ministrja e MPJD znj. Donika Gërvalla.
4. Të ndryshme.

