75 Mall Live Search
23:35 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / MSH

Nesër mblidhet Kuvendi, mbahet debat për mosliberalizim të vizave

Nesër me fillim nga ora 10 do të mbahet seancë plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në këtë seancë, ndër të tjerash, do të mbahet debat parlamentar mbi mosliberalizimin e vizave.

Rendi i ditës është si në vijim:

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 04/L-058 dhe ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03/L-256

8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-135 për Rregullimin e Çmimit të Produkteve Medicinale,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-144 për Shëndetësi,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2021.

 _________________________________________________________

Vazhdimi i Seancës plenare

Rendi i ditës

10. Votimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,

12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,

13. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,

14. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,

15. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,

16. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.