Nesër mbyllet përkohësisht një segment i rrugës në Vushtrri
Ministri në dëtyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se nesër do të mbyllet përkohësisht segmenti Smrekonicë hyrja në Vushtrri (drejtimi për Prishtinë), për shkak të punimeve në asfaltimin e bypass-it të qytetit të Vushtrrisë, shkruan IndeksOnline.
Përmes një njoftimi në facebook Durmishi ka bërë të ditur se rruga do të jetë e mbyllur nga ora 08:00 deri në 14:00.
Ndërsa ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët alternative brenda qytetit gjatë kohës së ndërhyrjes./IndeksOnline/

