75 Mall Live Search
11:14 / E Enjte, 07 Maj 2020 / indeksADMonline

Nesër merret vendimi për kompanitë që dyshohen se kurdisën çmimet e derivateve

Të premten do të shpaloset vendimi përfundimtar lidhur me dyshimet për manipulime me çmime nga kompanitë e derivateve të naftës, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur Autoriteti i Konkurrencës, përmes një njoftimi në faqen zyrtare. Konferenca do të mbahet në ish-objektin e Bankës së Lubjanës, kati i katërt, Rr. Migjeni në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se të premten (08.05.2020), në orën 10, Autoriteti Kosovar i Konkurrencës do ta shpalosë vendimin përfundimtar lidhur me rastin që ka të bëjë me dyshimet për manipulime me çmime nga kompanitë e derivateve të naftës”, thuhet në njoftim.