22:40 / E Shtunë, 12 Janar 2019 / indeksADMonline

Nesër, mjegull e ngrica në tërë Kosovën, akoma më ftohtë

IHMK-ja përmes një komunikate për media bën të ditur se nesër në Kosovë do të mbajë mot i vranët e me intervale me diell.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira do të ketë mjegull dhe ngrica në gjithë territorin e vendit”, thuhet në komunikatë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.