75 Mall Live Search
12:07 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Nesër mund të “vendoset” Topi i Artë!

Dilema e fituesit të Topit të Artë këtë vit pritet të jetë shumë e madhe. Ka shumë lojtarë në garë dhe asnjë favorit absolut. Sipas kuotave aktualisht në bastore, Virgil Van Dijk është favoriti kryesor.

Por, gara për këtë çmim mund të marrë kahje tjetër pas finales së Kupës së Afrikës, Senegal-Algeria.

Në rast se Senegali shpallet kampion, Sadio Mane mund të jetë Topi i Artë për vitin 2019. Këtë e parashikojnë edhe analistët, shkruan Indeksonline.

Futbollisti afrikan ka qenë golashënuesi më i mirë në Premierligë, është shpallur kampion i Evropës me Liverpoolin, dhe në rast se e fiton Kupën e Afrikës, atëherë do të jetë e vështirë që dikush t’i marrë këtë çmim Manes.

Në garë për Topin e Artë pritet të jenë Van Dijk, Messi, Salah, Alison e Ronaldo./Indeksonline/