75 Mall Live Search
19:26 / E Martë, 16 Qershor 2020 / C E

Nesër në gjysmëfinale lojtarët do të testohen për doping

Nesër nga ora 16:30 zhvillohen ndeshjet kthyese gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Në Drenas do të luhet ndeshja Feronikeli – Ballkani derisa në Skenderaj, Drenica e pret Prishtinën.

Indeksonline mëson se në këto ndeshje do të ketë kontrolle të rrepta për doping.

Lojtarët e të katër skuadrave do të testohen menjëherë pas ndeshjes.

Kontrolle të ngjashme ndodhin edhe në ndeshjet evropiane  për të hequr dyshimet.

Megjithatë, futbolli është më pak i prekur nga kjo dukuri negative nëse krahasohet me sporte tjera si çiklizmi apo atletika. /IndeksOnline/