75 Mall Live Search
17:30 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / AR

Nesër në këto vende të Prizrenit për disa orë s’do ketë rrymë dhe ujë

Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në disa vende në Prizren do të ketë edhe ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes, shkruan Gazeta Sinjali.

KRU “Hidroregjioni Jugor” sha.Prizren ka njoftuar se nesër nga ora 10:00 deri më 16:00 do të ndalet uji në Kobaj, Atmaxhë, Tupec, Nashec, Grazhdanik, Planej, Gorozhup, Mile, Mazrek, Gjonaj dhe një pjesë e qytetit në rrugën e Nashecit.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar konsumatorë, KRU “Hidroregjioni Jugor” sha.Prizren ju njofton se me datën 02.02.2021 prej ores 10:00 deri në ora 16:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në Stacionin e pompave në Sozi “ Nashec” dhe pa furnizim të ujit do të mbesin këto zona:

  • Kobaj
  • Atmaxh
  • Tupec
  • Nashec
  • Grazhdanik
  • Planej
  • Gorozhup
  • Mile
  • Mazrek
  • Gjonaj
  • Një pjesë e Qytetit në rrugën e Nashecit

Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike, do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes./Indeksonline/