Nesër në Kuvend Ligji për Trustin, Tahiri ka dy porosi për deputetët

Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se ka dy porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës, një ditë parë seancës ku do të diskutohet Ligji për Trustin.
Të gjithë deputetët, sipas tij, duhet ta votojnë Ligjin për Trustin.
“Ata që po mundohen të na tregojnë që Trusti është për pleqëri, e kanë shumë gabim, sepse kjo është e ditur. Ne, hallin e kemi se si këta njerëz ta mbërrijnë pleqërinë në mungesë të dorës së shtetit në këtë situatë krize”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri, transmeton Indeksonline.
Postimi i plotë i Tahirit:
Nesër, në Kuvend e kemi për votim Ligjin për Trustin. I kam dy porosi për deputetët e Kuvendit të Kosovës:
1. Ata që po mundohen të na tregojnë që Trusti është për pleqëri, e kanë shumë gabim, sepse kjo është e ditur. Ne, hallin e kemi se si këta njerëz ta mbërrijnë pleqërinë në mungesë të dorës së shtetit në këtë situatë krize.
Kontributdhënësit po i kërkojnë t’i marrin një pjesë të kursimeve të tyre për t’i zgjidhur disa probleme jetike që i kanë në këtë gjendje të jashtëzakonshme.
2. Logjika me i thënë jo secilit propozim të opozitës pa e dhënë asnjë arsyetim, është pazotësi, është ikje e përgjegjësisë dhe mbi të gjitha është mungesë e guximit për të marrë një vendim.
Nesër të gjithë deputetët duhet ta votojnë Ligjin për Trustin!