17:59 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Nesër fillon numërimi i votave me kusht dhe të diasporës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se nesër do të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rinumërimit të gjitha votat me kusht, për ato komuna që nuk ka përfunduat ky proces.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se numërimi do të nis nga ora 10.

Sipas këtij burimi, nesër pritet të përfundoj numërimi i votave me kusht, atyre të diasporës dhe personave me nevoja të veçanta .

Ndërsa edhe KQZ e ka njoftuar më pas se në ora 10 do të fillojë rinumërimi në Rahovec e Dragash.

“Ju njoftoj se nesër (e diele, 26 nëntor, ora 10:00) në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve do të fillojë rinumërimi i 35 vendvotimeve nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Dragashit dhe 3 vendvotimeve nga zgjedhjet për Kryetar të Komunës së Rahovecit dhe më pas edhe numërimi i votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe atyre me postë nga këto dy komuna” thuhet në komunikatën e KQZ-së.

 

 

/Indeksonline/