Nesër në Qeveri diskutimi për vendosjen e lokacionit të Stadiumit Kombëtar
Me fillim nga ora 09:00, Qeveria e Kosovës fillon nesër mbledhjen e radhës.
Në pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhje është vendosja e lokacionit të Stadiumit Kombëtarë.
Në deklarimin e rendit të ditës thuhet: Shqyrtimi i Propozim-vendimit për caktimin e ‘Zonës Ekonomike’ të Gllogocit, si lokacion për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës (MKRS).
Përgjatë kohës së fundit në vend është trajtuar dhe debatuar shumë tema e vendimi për ndërtimin e një Stadiumi Kombëtar, ku edhe pritet të zhvillohen ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në Futboll.
Përgjatë kohës së fundit në vend është trajtuar dhe debatuar shumë tema e vendimi për ndërtimin e një Stadiumi Kombëtar, ku edhe pritet të zhvillohen ndeshjet e Kombëtares së Kosovës në Futboll, transmeton Indeksonline.
Reagimet më të mëdha u ngjallën në momentin kur u përmend Drenasi, si komunë për ndërtimin e objektit për futbollin kosovar.
Por është Ministria e Kulturës,Rinisë dhe Sportit që ka bërë të ditur se ai ndërtohet në Drenas, përfundimisht ndryshe nga qeveria e tanishme, presidenti Hashim Thaçi, mori vendim që Stadiumi i Kombëtares të ndërtohet në Prishtinë./Indeksonline/