Nesër në Suharekë përurohet shtëpia muze e heroit Fadil Vata
Nesër në Sallagrazhdë të Suharekës përurohet shtëpia muze e heroit të kombit, Fadil Vata.
Ceremonia e përurimit do të mbahet nga ora 12:00, raporton Indeksonline.
Kryetari Bali Muharremaj ka njoftuar për ceremoninë përmes një postimi në Facebook, ku edhe u ka bërë ftesë për pjesëmarrje.




