Nesër nënshkruhet marrëveshja IPA III, ka vlerë gati 64 milionë euro

Nesër do të nënshkruhet marrëveshja për programin e parë financiar vjetor IPA III.
Kjo marrëveshje do të jetë në vlerë prej 63.96 milionë eurosh.
Nënshkrues të marrëveshjes do të jenë zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, si dhe ambasadori i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrisë.