75 Mall Live Search
09:48 / E Enjte, 16 Dhjetor 2021 / AR

Nesër nënshkruhet një marrëveshje mes Kosovës dhe Kroacisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, nesër, më 17 dhjetor, duke filluar nga ora 9:00, do të presë në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kroacisë, Mario Banozic me  delegacionin e tij.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Mbrojtjes, ku thuhet se do të nënshkruhet edhe një marrëveshje mes dy vendeve, raporton Indeksonline.

“Fillimisht, të dy ministrat e mbrojtjes do të zhvillojnë takimin tête-à-tête, kurse më pas do të mbahet takimi në mes të delegacioneve të të dyja vendeve.

Pas këtyre takimeve, do të bëhet nënshkrimi i Marrëveshjes së Mirëkuptimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë dhe pastaj do të ketë adresim për media.

Ftojmë mediat të marrin pjesë duke respektuar masat e fundit të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19″, thuhet në njoftim./Indeksonline/