15:07 / E Hënë, 24 Qershor 2019 / indeksADMonline

Nesër nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

Nga nesër, e martë, 25.06.2019, fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 20:00 deri në orën 00:00, sipas orarit nëpër lagjet e caktuara:

25.06.2019: Parku i qytetit, Aktash, Qyteza Pejton, Qendra e qytetit, Lagjja e Muhaxherëve, Vellusha ( Blloqet, Shtëpia e pleqve), Tophane;

26.06.2019: Dardania, Lakrishte, Arbëri, Shkabaj, Ulpianë, Zona industriale, Kazerma Adem Jashari;

27.06.2019: Prishtina e re (Vetërnik, Qëndresa, Lagjja Nic), Kodra e trimave dhe Vneshtat;

28.06.2019: Bregu I Diellit, Lagjja e spitalit, Kalabria, Kolovicë dhe Kolovicë e re;

29.06.2019: Taslixhe, Velani,Gërmi, Mat, Sofali, Taukbahqe;

30.06.2019: Hajvali, Barilevë, Prugovc, Bërnicë e epërme dhe Bërnicë e poshtme, Besi, Bardhosh, Tenezhdoll, Vranidoll.