21:31 / E Diele, 21 Korrik 2019

Nesër nis inicimi për ndërtimin e bustit të senatorit Bob Dole në Kosovë, merr pjesë edhe Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës Ramush Haradinaj nesër merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për senatorin Bob Dole.

Buste dhe shtatore të politikanëve amerikanë Kosova i ka bërë edhe ish-sekretares së Shtetit, Madline Albright si dhe presidentit Bill Clinton.

Robert Joseph “Bob” Dole, i lindur më 22 korrik 1923 në Russell, Russell County, Kanzas- është një politikan amerikan, senator dhe ish-kandidat presidencial.

Ai përfaqësoi Kansasin në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së nga 1961-1969 dhe në Senatin e SHBA-së nga 1969 deri në 1996 shërbeu si udhëheqës republikan nga viti 1985 deri më 1996.

Ishte kandidat republikan për president në zgjedhjet e vitit 1996 dhe i nominuar si zëvendëspresidentit në zgjedhjet presidenciale të vitit 1976.