16:35 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Nesër nis punën çerdhja publike, në Vushtrri

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se nesër nis punën Qerdhja Publike “Foleja”.

Ky është postimi i plotë i tij:

Të dashur prindër e fëmijë,

Nesër fillon punën Qerdhja Publike “Foleja”. Është bërë dezinfektimi i ambienteve dhe do të kemi ekipë mjekësore nga QKMF prezent që të kujdesen për shëndetin e fëmijëve dhe edukatoreve.
Të dashur prindër ju lutemi të jeni vigjilent e me KUJDES në këtë fazë.
Dua të falënderoj DKA e mësimdhënësit për punën e madhe në organizim të mësimimt online gjatë pandemisë!